Friday, April 19, 2024
Home Kronika 40 grabitje për 14 ditë, arrestohet në Itali super-hajduti shqiptar

40 grabitje për 14 ditë, arrestohet në Itali super-hajduti shqiptar

0
681
Un'auto dei carabinieri nei pressi della casa dell'anziana uccisa in zona Fonte di Campo a Vallefiorana, sulle colline di Ascoli Piceno. L'anziana è stata trovata con una ferita da taglio alla gola. Sotto interrogatorio tre persone: una coppia di coniugi e il loro figlio, che vivevano con la vittima. L'anziana era la zia del ragazzo. Ascoli Piceno, 16 settembre 2017. ANSA/ GIUSEPPE ERCOLI

Një total prej 40 vjedhjesh në 14 ditë, me një mesatare prej më shumë se dy vjedhje në ditë. Autori është një 32 vjeçar shqiptar, i pastrehë, i arrestuar nga karabinierët e grupit operativ të Sacile (Pordenone) në Itali.

Operacioni i koduar “Giorgione”, u koordinua nga prokurori publik. Hetimi i nisur në nëntor pas vjedhjeve të shumta në shtëpi të ndryshme, lejoi identifikimin dhe arrestimin e shqiptare.

Ai do të kishte vepruar edhe në dy javët e ardhshme në krahinat e Trevisos, Venecias dhe Mantovës. Shqiptari zhvendosej në këmbë në distanca të gjata, shkruan “Ansa”.

Hajduti ka një të kaluar të konsiderueshme penale. Ai është dënuar për krime të ngjashme të kryera në Piemonte dhe Lombardi. Ai u dëbua nga Italia në shtator 2017 pas një periudhe burgimi.

Megjithatë, ai ishte kthyer në mënyrë të fshehtë duke vazhduar krimet e tij.  Aktualisht, ai ndodhet në burgun e Pordenones.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here