Akuzat për vëllain e Xhafajt, Vasili: Rama shfajësohet përmes ambasadorit Lu, sa turp!

0
530

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend kur tha se nëse Xhafaj do kishte përgjegjësi për dënimin e vëllait të tij në Itali për trafik droge siç pretendon opozita do kishte reaguar dhe SHBA dhe BE. Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se Rama shfajësohet përmes ambasadorit Donald Lu.

 

 

Statusi i plotë i Vasilit: 
Kryeministri ç’fajsohet përmes ambasadorit Lu,sa turp.
Kryeministri përgjegjësi i vetem per kriminalizimin e qeverisjes dhe shkatërrimin e imazhit te vendit i zene ne faj te rende politik ç’fajsohet duke shperdoruar emrin dhe autoritetin e perfaqesimit te ambasadorit amerikan ne Tirane z.Donald Lu.
Ja ç’tha sot kryeministri ne parlament:
“Nëse do të kishte diçka të vërtetë për Fatmir Xhafën, do të kishte folur miku ynë i shtrenjtë dhe i pranishëm në mjedisin tonë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu.”
Asnje dhe askush nuk i jep dot asnje alibi apo shfajsim pushtetit kriminal te Kryeministrit.
Amerika e parimeve te shkelqyera demokratike,qe nga george Washingtoni e deri tek Donald Trump, nuk u ka dhene kurre alibi, por u treguar vendin autoritareve te vertete dhe atyre qesharake,pushteteve te droges dhe atyre antidemokratike.
Eshte koha dhe shqiptaret po presin qe amerika t’i prije ketij misioni edhe ne Shqiperi ne keto dite te veshtira kur kryeministri ka mbjelle me krim zyrat e qeverisjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here