Alarmante: Shqiptarët thuajse inekzistentë në vitin 2100…

0
697

 

Shqipëria është një nga vendet e pakta europiane që do të shënojë reduktim të popullsisë gjatë viteve të ardhshme.

Sipas disa parashikimeve të reja nga departamenti i popullsisë në OKB-së shekulli në të cilin jetojmë do të mbyllet me rezultate drastike në lidhje me popullsinë e vendit tonë.

Institucioni ndërkombëtar ka botuar tre parashikime: një optimist, një normal dhe një pesimist.

Versioni pesimist parashikon që në vitin 2100 popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860,000 banorë.

Ai normal, parashikon që Shqipëria do të jetë e populluar me 1 milion e 600,000 banorë.

Megjithatë, versioni optimist – e cila konsideron zero emigrimin dhe norma normale të fertilitetit – parashikon që popullsia shqiptare të jetë 2 milionë e 800.000 banorë, pak a shumë sa popullsia aktuale, pra 2.9 milion.

sefswefwe4g3g3gdgf.jpg

Sipas statistikave më të fundit të publikuara nga Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT), grupmosha 0-40 ka regjistruar një rënie prej 2% gjatë vitit të kaluar, ose rreth 19,000 vetë. Emigrimi dhe ulja e nivelit të lindjeve janë shkaqet kryesore.

Në mënyrë të veçantë, ‘mosha e artë’ nga 20 deri në 40 vjet ka pësuar një rënie me pothuajse 4000 njerëz në vitin 2017.

Kjo do të sjellë në një humbje në raportin e fuqi-punës, i cili ka rënë me 1.1% gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, grupmosha 65+ është rritur me gati 12,000 njerëz në vitin 2017, ose 3%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here