Bojkoti i seances plenare,reagon Taulant Balla…

0
519

Pas bojkotimit të seancës së sotme plenare nga deputetët e PD, ka folur Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i cili e ka quajtur të turpshme bojkotimin e votimit të disa ndryshimeve shumë të rëndësishme.

Balla u shpreh se këto ndryshime kanë të bëjnë më trajtimin e një pjese të madhe të ish-të përndjekurve politikë të cilët përfitojnë pension me miratimin në Kuvend.

“Është shumë e qartë se kush janë ata që po ndreqin sado pak një padrjetësi historike dhe kush jane ata që votën e të burgosuve e kanë shpërdoruar 27 vite me rradhë”, u shpreh Balla.

Sipas tij, lidershipi i PD e ka kthyer këtë parti në një çetë kundër Integrimit Europian të Shqipërisë dhe kundër interesave të qytetarëve të këtij vendi.

Gjithashtu Balla ka folur edhe për ekstradimin e Izet Haxhias në Shqipëri, të cilin e ka qujatur tërësisht ligjor.

“Të gjithë ata të dënuar për krime duhen arrestuar, ky është rasti i Haxhias i cili është një person i dënuar me 25 vite burg”, shtoi Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here