Kritikët e muzikës vlerësojnë interpretimin e Bushpepës në ‘Eurovision’: Ka potencialin të fitojë

0
664

 

Këngëtari Eugent Bushpepa ka pasur një përfaqësim dinjitoz në natën e mbrëmshme, në gjysmëfinalen e parë të “Eurovision 2018”.

Ai interpretoi në gjuhën shqipe këngën “Mall” duke bërë një interpretim korrekt notash, me çka edhe performanca e tij u vlerësua lartë nga kritikët e muzikës.

“Emocione kisha shumë, por zemra të bëhet zemra mal dhe ndjehesh si në shtëpi, kur sheh valvitjen e shumë flamujve shqiptarë në sallë, të cilët i falënderoj shumë për mbështetjen”, tha këngëtari Bushpepa pak pas mbarimit të performancës në një prononcim për Telegrafin.

Fundi i mbrëmjes solli një rezultat fantastik, ku në mesin e 10 shteteve të kualifikuara për në finale, gjendej edhe flamuri i Shqipërisë.

Eugernt

Performanca e Eugentit kishte siguruar votat e duhura nga publiku dhe juria për tu kualifikuar në finale pas tri vitesh mungesë të Shqipërisë në finalen e këtij kompeticioni.

Një interpretim fantastik e kanë quajtur edhe profesionistët e muzikës, të cilët e shohin Eugentin si një favorit në finalen e këtij viti në “Eurovision.

Kompozitori i njohur kosovar, Florent Boshnjaku, tha në një prononcim për Telegrafin se ishe i bindur në aftësitë e Eugentit, dhe se ashtu siç u pa në fund, ai nuk i zhgënjeu shqiptarët.

“Unë Eugentin e kam vlerësuar gjithmonë si artisti, dhe mendoj se ka qenë zgjedhja duhur për të na përfaqësuar në Eurovision. Performanca e tij mbrëmë ishte e jashtëzakonshme dhe shumë korrekte. Mund të them se ka shkëlqyer në çdo aspekt. Unë madje edhe dje pasi përfundoi performanca, telefonova drejtorin udhëheqës që RTSH-së që ndodhej në sallë, dhe e urova për finalen, sepse nuk kisha fare dyshime që do të kualifikohej, ndonëse rezultatet ende nuk ishin publikuar”, tha Florent Boshnjaku për Telegrafin.

Tutje, kompozitori Boshnjaku foli për prtishmëritë e tij për Shqipërinë këtë vit, duke mos cekur në detaje se ku e parashikon renditjen, por duke shpresuar në një rezultat sa më të mirë, pse jo edhe në fitore.

“Nuk e di sa i përket vlerësimit se ku do të mund të renditet Shqipëria këtë vit. Kjo mbetet për tu parë, dhe sigurisht që gjithçka varet nga konkurrenca në raport me garuesit e tjerë. Personalisht nuk i kam dëgjuar të gjitha këngët, dhe veçanërisht të atyre shteteve që shkojnë direkt në finale, mirëpo prapë po e them, mendoj se gjithçka do të varet nga konkurrenca. Pritshmëritë janë të mëdha. Unë dëshiroj që Eugenti ta fitojë “Eurovisionin” këtë vit, pasi e kemi potencialin për fitore”, ka përfunduar FLorent Boshnjaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here