Në Shqipëri zihen në Kuvend, eksperti holandez: Jeni shumë larg integrimit

0
581

Në Shqipëri, parlamenti u përfshi të enjten nga debat se kush po hedh më shumë baltë ndaj vendit, në prag të një vendimi për çeljen e mundshme të negociatave.

Por teksa politika shqiptare shkëmbeu akuza, duke menduar se janë fjalët ato që po pengojnë integrimin, në BE duken më të qartë.

Një nga vendet tradicionalisht skeptike ndaj Shqipërisë është Holanda.

Eksperti i njohur i Europës në këtë vend, Adrian Schout ka dhënë një intervistë në Ditën e Europës për portalin NU.

Ai thotë se Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit janë shumë larg integrimit.

‘Nëse shikoni hartën e Europës, do shihni se ka boshllëqe. Ligjërisht këto vende kanë të drejtën për t’u anëtarësuar. Ka njerëz që besojnë se vendet e BE duhet të ofrojnë një perspektivë pasi kjo i nxit ata për reformim. Megjithatë nuk ndodh gjithmonë kështu, shikoni rastin e Turqisë. Kemi folur për vite për integrimin, por askush nuk beson më.

Personalisht mendoj se ka diçka naive në këtë diskutim rreth zgjerimit të BE-së. Ne e dimë, dhe e dinim përpara se të formohej BE- së është vështirë të reformosh dhe të adoptosh vende, është një rrezik që të sjellësh vende që janë kaq larg nga ajo që pret ti, sa i përket besueshmërisë administrative, korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Do duhet kohë e gjatë dhe ne nuk duhet të importojmë frustrim sërish”.

Para disa ditësh, një deputet holandez tha se as kërcënimet për ndikimin rus në rajon nuk duhet të bëhen shkas për të pranuar vendet e Ballkanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here