Thursday, April 18, 2024
Home Aktualitet Xhaçka: Ndryshime në kurrikulat e Akademisë së Forcave të Armatosura

Xhaçka: Ndryshime në kurrikulat e Akademisë së Forcave të Armatosura

0
609

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shpjegoi se misioni i Akademise se Forcave të Armatosura do të vijojë të mbetet përgatitja, arsimimi e kualifikimi i specialistëve të lartë të personelit ushtarak e civil.

Në 60- vjetorin e krijimit të kësaj akademia, Xhaçka tha se qeveria shqiptare i ka ngarkuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, duhet të përshtasë edhe ndryshimet në kurrikula për të qenë sa më efiçent.

“Në kushtet kur qeveria shqiptare i ka ngarkuar ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura menaxhimin e emergjencave civile, si dhe të iniciativës së Kryeministrit për të promovuar në detyrat e prefektëve, dhe në institucionet e të tjera të sigurisë në vend të oficerëve në rezervë, detyra e akademisë është të përgjigjet edhe me ndryshimet përkatëse në kurrikulat e saj me qëllim të arsimojë e kualifikojë në fushën e sigurisë specialistë të lartë të personelit të institucioneve të tjera të sigurisë në vend. Për të gjitha këto prioritete, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Akademia e Forcave të Armatosura do të kenë ketë mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes, timen personalisht si dhe Shtabit të Përgjithshëm në përpunimin e një vizioni të ri të zhvillimit të institucionit në përputhje me zhvillimet në të ardhmen të Forcave të Armatosura dhe të shoqërisë, në ndryshimet e nevojshme strukturore e programore si dhe në promovimin e një stafi akademik të aftë për të përballuar këto ndryshime.”, tha ministrja Xhaçka.

Akademia e Forcave të Armatosura u krijua më 10 maj 1958, në Tiranë, në rajonin e Rrapit të Treshit, fillimisht me emërtimin Shkolla e Lartë Ushtarake. Gjatë historisë së saj 60-vjeçare, ajo ka ndryshuar disa herë emërtimin, por asnjëherë nuk ka ndryshuar misioni i saj në funksion të edukimit të brezave të tërë ushtarakësh për t’i shërbyer në çdo kohë dhe në çdo situatë atdheut, në përshtatje me sfidat që shtron koha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here