Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Akuzat për falsifikim, Hysi: Pr/ligji iu nënshtrua konsultimeve, PD ishte në çadër

Akuzat për falsifikim, Hysi: Pr/ligji iu nënshtrua konsultimeve, PD ishte në çadër

0
548

Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi ka reaguar pas akuzave te opozites per falsifikimin e nenit 491 te kodit te procedures penale në reformën e drejtësisë, për të mbrojtur sipas opozitës vëllain e Fatmir Xhafës.

Në një status në Facebook, Hysi thotë se opozita sajon histori të pavërteta dhe shtrembëron faktet ndërkohë që Shqipëria pret të marrë hapjen e negociatave me BE.

Duke sjellë disa fakte, Hysi sqaron se “varianti i miratuar është dërguar me e- mail anëtarëve të komisionit, Ministrisë së Drejtësisë, gjatë shqyrtimit të projektligjit në komision dhe pas miratimit të tij, para kalimit në seancë, Euralusit, OPDAT, Prokurorisë së përgjithshme, deputetëve LSI. PD ishte në çadër.”

Sqarimi i Vasilika Hysit

Reformën në drejtësi dhe kontributin e Fatmir Xhafës nuk mund ta baltosë asnjëri dhe zbatimin e saj nuk mund pengojnë. Reforma në drejtësi do ti ofrojë qytetarëve drejtësinë e munguar.
Më poshtë do gjeni prononcimin tim për ketë çështje, meqenëse më thanë se më është përmendur emri im nga kolegë të opozitës.

Ndihem e keqardhur që opozita sajon histori të pavërteta.

E ndodhur pa ndonjë kauzë dhe në vijim të misionit të saj të nxijë situatën në prag të vendimit të hapjes së negociatave dhe e frikësuar nga ecuria e procesit të vetingut krijon një zhurmajë me shtrembërim të fakteve.

1 Projektligji është produkt i punës së ekspertëve të komisionit të reformës në drejtësi.

2. Me mbylljen e komisionit, projektligjet u depozituan në Kuvend me firmën e deputetëve.

3. Projektligji për Kodin e Procedurës penale u depozitua nga ana ime për tu shqyrtuar në komisionin e ligjeve.

4. Projektligji iu nënshtrua konsultimit publik me punonjës të praktikës dhe ekspertë të fushës. Kjo është praktikë për çdo projektligj.

5. Sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, të pranuara u reflektuan në çdo nen për të cilin kishte sugjerime.

6. Është procedurë normale që një projekt ligj të diskutohet dhe nene të veçanta të amendohen.

7. Drafti i diskutuar në komision reflekton projektin e propozuar së bashku me të gjitha komentet dhe sugjerimet e reflektuara.

8. Neni që është kazusi i radhës i opozitës është reflektim i konventës se ekstradimit, protokolli shtesë.

9. Kur një projektligj pëson shumë ndryshime, miratohet si variant integral.
10. Në komision është votuar varianti që është në fuqi.

11. Ky variant i miratuar është dërguar me e- mail anëtarëve të komisionit, Ministrisë së Drejtësisë, gjatë shqyrtimit të projektligjit në komision dhe pas miratimit të tij, para kalimit në seancë, Euralusit, OPDAT, Prokurorisë së përgjithshme, deputetëve LSI. PD ishte në çadër.

12. Ky projektligji është bërë publik në faqen e Kuvendit para votimit në seancë plenare.

13. Raporti ka pjesë integrale të tij gjithë projektligjin e votuar që i është përcjellë seancës plenare.

14. Opozita ka pasur gjithë mundësitë dhe kohën e mjaftueshme të studionte projektligjin dhe gjithë sugjerimet e ardhura, të merrte pjesë në diskutimin e konsultimit publik dhe në komision, ta lexonte projektligjin e ndryshuar para se të miratohej në komision dhe të kalonte në seancë plenare. Madje nëse, opozita nuk donte përafrimin e projektligjit me konventën evropiane të ekstradimit, protokolli 4, neni 3, mund ta bënte amendament 24 orë para seance.

15. Dhe e fundit: Pse opozita nuk e ngriti ketë problem gjatë 1 vit e më shumë, por pikërisht tani kur reforma ka hyrë në rrugë të mbarë dhe ish kolegu Tahiri nuk i dha shansin opozitës të vazhdojë ta ketë si kauzë të saj.

16. Që kolegu Xhafa do ishte objekt sulmi nuk kishte asnjë mëdyshje. Reforma në drejtësi ka tronditur shumë themele të mureve të shtrembër dhe ka cenuar shumë interesa dhe persona që janë të lidhur me interesa të paligjshme.

Por të artikulohet akuza të tilla, pa marrë gjithë praktikën parlamentare, sidomos kur nuk ke pranuar të kontribuosh në diskutimet e projektligjit është shumë e shëmtuar dhe e dëmshme.

Unë do doja të falënderoja gjithë ekspertë e reformës në drejtësi dhe punonjësit e praktikës që kontribuan dhe veçanërisht kolegun Xhafaj për drejtimin e komisionit të reformës në drejtësi, metodologjinë dhe procesin transparent dhe gjithëpërfshirës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here