Fluturimet ajrore, Rama: Shqiptarët do të çlirohen shumë shpejt nga çmimet e larta

0
597

‘Shqiptarët do të çlirohen shumë shpejt nga çmimet e larta të udhëtimit me avion’. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro – Turke. Shefi i qeverisë tha se linja e re ajrore kombëtare që do të jetë realitet shumë shpejt, por edhe ndërtimi i aeroportit të Vlorë do të rrisin fluksin e pasagjerëve, ndërsa do të ulin çmimin e biletave.

Presidenti Erdogan është investuar personalisht për të mbështetur një program të rëndësishëm për parandalimin e përmbytjeve duke na vendosur në dispozicion një ekip të gjerë ekspertësh të tyre dhe drejtues të vendit të tij.

Ndërtimi i aeroportit të ri të Vlorës dhe linja jonë ajrore do të rrisnin ekonominë dhe punësimin. Aeroporti i Vlorës do të jetë një stiuml i rëndësishëm për rritjen e ekonomisë, punësimit, ndërsa linja e re ajrore kombëtare do të jetë më në fund një mundësi e re dhe e shumëpritur nga shqiptarët.

Falë këtyre dy ndërhyrjeve strategjike do të kemi rritje të fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë, por edhe ulje të çmimeve për shqiptarët, do të ndihen të çliruar nga laku i çmimeve të larta të udhëtimit. Ende ju ndesheni me vështirësi të llojeve të ndryshme, në aspektin e burokracisë, por së bashku do i kapërcejmë, falë edhe mbështetjes që na jep ministrja për Sipërmarrjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here