Ja faktet që rëndojnë pozitën penale të Fatmir Xhafajt, pse nuk vepron Prokuroria?

0
577

Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi nga selia e partisë Demokratike kanë renditur para medias sot, faktet që rëndojnë pozitën e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj lidhur me mbrojtjen që ai i ka bërë një trafikanti të dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg në Itali e që nuk është tjetër përveçse vëllai i tijm Agron Xhafaj.

Dy juristët e PD, ish-ministra kundërshtuan me argumenta ligjorë mbrojtjen që dy kolegë të tyre socialsitë, juristë, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manjan, i bënë ministrit Xhafaj për rastin. Alibeaj dhe Bardhi thanë:

“Ja faktet që rrëzojnë këtë mashtrim kriminal dhe vetëm rëndojnë pozitën penale të Fatmir Xhafajt:

Konventa Europiane për Ekstradimin, që ka qenë në fuqi dhe është zbatuar, edhe përpara se të bëhej ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, thotë krejt të kundërtën e asaj që deklaruan kamikazët e mazhorancës.

Konventa Europiane e Ekstradimit thotë shprehimisht se: Ekstradimi mund të refuzohet, vetëm në ato raste kur Shqipëria mendon se procedurat e gjykimit në një cështje konkrete nuk përmbushin të drejtat minimale të mbrojtjes, të njohura për një person të akuzuar për një vepër penale. Në këtë rast, kërkohet garancia për rigjykim.

Nëse personit të dënuar në mungesë, i janë respektuar të drejtat minimale të mbrojtjes, por ai vetë ka zgjedhur që t’i fshihet drejtësisë, atëherë jo vetëm nuk kërkohet garanci për rigjykim, por sipas Konventës është e detyrueshme që të lejohet ekstradimi.

Kjo është Konventa. Ky është standardi europian.

Ndërkohë që ndryshimi I trafikuar në mënyrë korruptive nga Fatmir Xhafaj për për llogari të vëllait të tij, përcakton se edhe kur janë respektuar të drejtat minimale të mbrojtjes, edhe kur personi i fshihet me qëllim drejtësisë, përsëri ai nuk ekstradohet, nëse nuk jepet garanci për rigjykim.

Asnjë vend i Bashkimit Europian apo SHBA, nuk jep garanci për rigjykim në raste të tilla. Kjo nënkupton që personi i dënuar as nuk esktradohet dhe as nuk e vuan dënimin në burgjet shqiptare.

Rasti i vëllait të Ministrit të Brendshëm, hyn në rastet kur Konventa lejon ekstradimin pa kërkuar garanci për rigjykim. Kjo për faktin se atij i janë respektuar të drejtat e mbrojtjes të cilat Agron Xhafaj I ka ndjekur deri në fund përmes avokatëve të tij.

Dokumentet zyrtare të drejtësië Italiane vërtetojnë se:

1.     Agron Xhafaj është është vënë në dijeni personalisht për ndjekjen penale.

2.     Agron Xhafaj ka pajtuar avokat mbrojtës

3.     Ai dhe avokatët e tij kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit të Leces dhe më pas në Gjykatën e Lartë Italiane.

4.     Këto ankime dhe provat dhe argumentet e paraqitura nga avokatët mbrojtës janë rrëzuar përfundimisht nga të dyja këto Gjykata.

5.     Vendimi është përfundimtar dhe i formës së prerë dhe e drejta e mbrojtjes të dënuarit Xhafaj është garantuar plotësisht.

Por Agron Xhafaj, ka zgjedhur t’i fshihet drejtësisë dhe të strehohet në Shqipëri.

Në këto kushte, asnjë autoritet italian nuk jep garanci për rishikim të vendimit, në shkelje te legjislacionit italian dhe Konventës Europiane për Ekstradimet.

Tani si pasojë e amendamentit korruptiv Xhafaj në Kodin e Procedurës Penale, është pamundësuar ekzekutimi i dënimit në Itali ose në Shqipëri.

Pra i dënuari me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik droge nuk vuan asnjë ditë! Sepse është vëllai i Fatmir Xhafajt!

Ministrin Italian të Drejtësisë e kanë dëgjuar edhe Hysi dhe Manja, të cilët duhet t’i kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i gënjyen në mënyrë të pacipë, duke ia servirur mbrojtjen kriminale që Fatmir Xhafaj i ka bërë vëllait të tij, si standart europian!

Për ta përmbyllur:

Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është provuar pa asnjë dyshim se është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për trafik ndërkombëtarë drogë, me 7 vjet e dy muaj.

Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga ky dënim i dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë.

Fatmir Xhafaj, si Ministër i Brendshëm, nuk ka përmbushur përgjegjësitë e veta ligjore, për ta identifikuar shtetasin Agron Xhafaj dhe për të mundësuar përballjen e tij me drejtësinë italiane.

Fatmir Xhafaj, si Kryetar i komisionit të ligjeve, nëpërmjet veprave penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe korrupsionit të zyrtarët të lartë publik, kontrabandoi në ligj një nen të ta miratuar nga Komisioni, që I siguron vëllait të tij paprekshëmrinë dhe shpëtimin nga dënimi.

Këto fakte janë publikë, të rënda dhe të pakontestueshme.

Shqiptarët sot pyesin. Ç’po bën Prokuroria? Pse nuk vepron Prokuroria? Prokuroria ka detyrimin ligjor të marrë në përgjegjësi penale Fatmir Xhafajn për falsifikim dokumentash dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë publikë.

Cdo vonesë, cdo ditë të mosveprimit të saj ndaj fakteve dhe provave të bëra publike për kryerjen e veprave penale nga Ministri i Brendshëm, e bën këtë organ përgjegjës ligjërisht. “

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here