Saturday, April 13, 2024
Home Politikë Ndryshimet në Kodin Penal, Vasili: Të anulohet neni! Prokuroria të hetojë

Ndryshimet në Kodin Penal, Vasili: Të anulohet neni! Prokuroria të hetojë

0
612

LSI ka kërkuar anulimin e nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale. Ky qëndrim vjen pas denoncimeve që bëri PD, që sipas saj është ndryshuar nga ministri Xhafaj për të mbrojtur vëllain e tij, Agron Xhafaj.

Në një dalje për mediat nga selia e LSI, kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili tha se procedura për aborgim të nisë që ditën e hënë.

Petrit Vasili: LSI përcakton qartë dhe qëndrimi më i mirë, qëndrimi i vetëm do të ishte aborgimi i menjëhershëm këtij neni, të ulemi në tavolinë dhe të bëjmë ripërcaktime të reja të cilat mbyllin dritaret dhe alibitë në kodin penal të Shqipërisë për kriminelët dhe trafikantët dhe e kthejnë kodin për ato përcaktime që ai ka në një instrument lufte të papajtueshme me krimin e organizuar dhe trafiqet. 

LSI është e gatshme të investohet me të gjitha votat në Kuvend që Kodi Penal të ndryshojë në përcaktimet që janë alibi e pafund e trafikantëve dhe kriminelëve, që kjo cështje të fillojë që nga e hëna praktika për abrogimin e këtij neni. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here