Rama i përgjigjet Lu: Është puna e tij të thotë atë që mendon lidhur mua

0
539

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nëpërmjet rrjeteve sociale ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Rama: Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua.

Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj.

Në një reagim të shkurtër për gazetarët ai ka thënë:

“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here