Thursday, April 18, 2024
Home Aktualitet Sfidat e medias, Vokshi: Gazetarët punojnë në kushte të vështira

Sfidat e medias, Vokshi: Gazetarët punojnë në kushte të vështira

0
606

Sfidat dhe vështirësitë e medias ishin në fokus së tryezës së thirrur nga AMA ku morën pjesë deputetë dhe përfaqësues të medias. Deputetja, Albana Vokshi, e cilësoi situatën alarmante duke kërkuar më tepër mekanizma kontrolli.

Autoriteti i Medias Audiovizive bëri bashkë në një tryezë politikanë dhe përfaqësues të medias për të diskutuar për sfidat dhe vështirësitë e kësaj të fundit.

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Albana Vokshi, theksoi se gazetarët punojnë në kushte të vështira.

Albana Vokshi: Asnjëherë të mos heqim nga axhenda e forumeve për median për një legjislacion që mbron gazetarët sepse pa ligj, pa status, gazetarët janë lodër në dorën e të pushtetshmëve.

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, shtroi nevojën për rishikimin e ligjeve aktuale me synim rregullimin e profesionit të gazetarit.

Milva Ekonomi: Lajmi i përgjithshëm vjen që në Shqipëri gëzohet një e drejtë, një liri media edhe pse kjo liri është përkeqësuar. Por përkeqësimi që vjen në Shqipëri është i ngjashëm me atë që ndodh në mbarë globin në këtë vit që jemi.

Përfaqësues të medias në këtë tryezë thane se nevojitet krijimi i një Sindikate që do të mund të mbronte të drejtat e gazetarëve.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here