Skandali në Universitetin e Elbasanit, në burg 2 nga 3 pedagogët e akuzuar

0
762

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 2 nga tre pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të arrestuar për korrupsion.

Trupa gjykuese dha arrest me burg për Albert Riska 55 vjeç, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, arrest me burg 60 ditë për Elvira Lumin 54 vjeçe shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në këtë Universitet dhe  arrest shtëpie për Erjola Calja, 29 vjeçe, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik.

Në arrest me burg u lanë dhe Petrit Kodra, 53 vjeç i dyshuar si sekser dhe studenti Marius Calja.

Ndërkohë në arrest shtëpie u lanë Admirim Kala 31 vjeç dhe Adem Ngjela 51 vjeç, edhe këta të dyshuar e kryenin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve për marrjen kundrejt pagesës së notave kaluese në provime.

Tre pedagogët, katër sekserë dhe një student u arrestuan dy ditë më parë pasi akuzohen se kanë marrë para në këmbim në notës kaluese në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”

Sipas dosjes hetimore, personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve. Shuma që paguanin studentët ishte deri në 30 mijë lekë të reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here