Thursday, April 18, 2024
Home Kronika Drogë nga Shqipëria në Turqi, pas Met Kananit edhe 19 të tjerë...

Drogë nga Shqipëria në Turqi, pas Met Kananit edhe 19 të tjerë në pranga

0
642

Një operacion antidrogë është ndërmarrë nga policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe partnerët ndërkombëtarë.

Flitet për 19 persona të arrestuar, 15 prej tyre në Shqipëri dhe 4 jashtë vendit.

Informacionet e para tregojnë se hetimet kanë nisur një muaj më parë pas arrestimit të Met Kananit në Turqi. Hetimi avancoi ditët e fundit kur u firmosen edhe urdhrat e arrestit për të arrestuarit.

Arrestimet janë ekzekutuar në Tiranë, Gjirokastër dhe qytete të tjera të vendit. Grupi mblidhte sasi droge në Shqipëri dhe e trafikonte drejt Turqisë

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pritet të dalë në një konferencë për shtyp në orën 11:30.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here