Fluks ne piken e Muriqanit, paralajmerohet nje sezon turistik me lëvizje te shumta nga dy anet e kufirit…  

0
734

Dita e shtune eshte shoqeruar me radhe te gjata ne piken kufitare doganore te Muriqanit, kryesisht si ne dalje ashtu dhe nehyrje. Perveç autoveturave, te shumte kane qene ne dalje edhe autobuzet,pjesa dërmuese e tyre per ne shtetet e Bashkimit Europian. Ishte pikërisht ky destinacion qe pasohej me kontrollin te përqendruar deri ne detaje, per te parandaluar emigrimin klandestine apo rastet e mundshme te trafikut te droges. Por te shumte ishin edhe nga Ulqini  dhe qytete te ndryshme te Shqiperise dhe Kosoves, qe prisnin ne radhe per te shkuar ne pikat turistike te Malit te Zi:

Ne keto kushte fluksi, policia kufitare beri te ditur se ka shtuar edhe nje tjeter sportel per diten e shtune dhe te diele, ne meyre qe te shpejtohet kalimi. Gjithesesi, jane akoma ne fuqi disa procedura kontrolli nga shërbimet e policise se dy vendeve qe nuk mund te anashkalohen. Thjeshtesimi i tyre i perket nje faze te mëvonshme qe ka te beje me fillimin e  sezonin turistik, ku punohet me 8 sportele e gjithashtu lehtësohen edhe masat e kontrollit.Fluksi i ketyre diteve paralajmëron nje shtim te  dukshem te lëvizjeve gjate kësaj vere, ne krahasim me sezonin e kaluar. Referuar te dhenave te peraferta te 24 oreve te fundit deri ne dreke te dites se shtune, kane qarkulluar rreth 9000 shtetas, afro 5000 prej te cileve te huaj, si dhe mbi 3000 automjete. Numeri i daljeve nga Shqiperia eshte me i madhe me nje diference te vogel ne raport me numrin e hyrjeve ne Shqiperi nga kjo pike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here