Kjo eshte nder rruget e cila 2 muaj me pare ishte e pakalueshme per shkak te permbytjeve. Rreth 40 banesa ne Zonen Livadhe jane izoluar per shkak te prezences se larte te ujit. Sot kur ujit i kane ikur gjurmet, per banoret  veshtiresite nuk kane kaluar. Dezinsektimi qe do te duhej te ishte hapi i pare pas terheqjes se ujit, edhe sot pas kaq muajsh nuk eshte kryer. Mjafton qe te pershkosh kete rruge dhe aroma kundermuese ndihet nga larg. Bsanoret thone se me rritjen e temperaturave kanali anesor eshte mbushur me insekte, por si pushteti vendor dhe drejtoria e shendetit publik nuk kane marre asnje mase.

Ne fund te muajt prill duhet te kishte mbaruar procesi i dezinfektimit, ndersa me rritjen e temperaturave edhe dezinsektimi supozohet te kishte nisur. Asgje e tille nuk po kryhet ne terren, duke lene banoret ne gjendje aspak te mire, e per me teper as bashkia e qytetit e as DRSH nuk mbajne aspak pergjegjesi per mos kryerjen e detyrave qe i kane ne pergjegjesi.

LEAVE A REPLY