Shkodrani Igli Mlloja shkelqen ne Beograd, fiton medaljen e Nderit ne Ballkaniken e Matematikes

0
6269

Shoqata Shqiptare e Matematikes ka marre pjese  ne edicionin e 35-te te Olimpiades Ballkanike te Matematikes, qe u zhvillua ne datat 7-12 Maj 2018 ne Beograd, Serbi. Te perzgjedhur per te perfaqesuar Shqiperine ne kete olimpiade kaq te rendesishme ishin 6 nxenesit me te mire te matematikes ne vendin tone, ku mes tyre spikat shkodrani Igli Mlloja. Nxenesi i shkolles “Hasan Riza Pasha”, vitin e kaluar mori pjese edhe ne Olimpiaden boterore qe u zhvillua ne Brazil, ku perballe kishte 600 nxenesit me te mire nga te gjitha vendet e botes.

Ne perfundim te Olimpiades se zhvilluar ne Beograd, mes te gjitha shteteve te ballkanit, shkodrani Mlloja arriti rezultate shume te mira ne testime duke u vleresuar nga ekspertet me “Medaljen e Nderit te BMO 2018”

Ne total,ekipi shqiptar fiton 1 Medalje Bronzi dhe 1 Medalje Nderi.

K.Zhivani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here