Vendimi i gjykatës për Tahirin, vjen reagimi nga ish-kryeministri Berisha (FOTO)

0
653

Vetëm pak pasi gjykata caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Saimir Tahiri, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të ish-ministrit, i cili po hetohet si qytetar i lirë për akuzat e përfshirjes në trafik droge me grupin e trafikantëve “Habilaj”.

“Fotomontazh: Bisede e shtruar midis kumbaresh! Sb”, shkruan Berisha në një fotomontazh ku shihet Xhafaj dhe Tahiri.

Pak ditë më parë Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit, për t’i hapur kështu rrugë hetimeve të prokurorisë si një qytetar i thjeshtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here