Bosi shqiptar i drogës, Met Kanani, i dënuar në SHBA. Kodi pas kapjes: Pastroni farmacitë!

0
864

Ai ka mohuar akuzat dhe kërkoi nga autoritetet amerikane që të hiqnin dorë nga kjo çështje, me pretendimin se ekstazitë që kishte futur në SHBA ishin të ligjshme.

Por gjykata e kundërshtoi këtë kërkesë të tij, duke argumentuar se substanca MDMA nuk është e përfshirë në pesë kategoritë e lëndëve të kontrolluara nga Kongresi Amerikan.

Vetë Kanani është arrestuar në Turqi më 20 mars të këtij viti, pas një bashkëpunimi të autoriteteve turke, amerikane dhe shqiptare.

Këto të fundit, të shtunë shkatërruan edhe pjesën tjetër të këtij rrjeti që trafikonte hashash, heroinë dhe kokainë.

Dy drejtuesit e grupeve kriminale, Met Kanani dhe Bilbil Heqimi, rezultojnë të kenë në pronësi dy kompani private.

Katër persona ishin financues të trafikut të drogës dhe ata sipas hetuesve janë Klinsi Aliaj, Orges Islami, Iliro Haruni dhe Florand Xhabej.

Ndër skafistët e arrestuar të këtij grupi kanë qenë shtetasit Ruvin Spahiu, Besmir Lupi, Redjan Dervishi, ndërsa me kamion ka transportuar drogë në Maqedoni i arrestuari Mentor Moçka dhe në një rast me kafshë ka transportuar drogë në drejtim të Greqisë i arrestuari Lavdim Çuku.

Si persona ndërmjetës të këtyre dy grupeve kriminale kanë qenë të arrestuarit Gojart Jahelezi, Nexhat Mlloja, Klaudio Ulndreaj, Alfred Shabani, Arvanit Ulndreaj, Armando Gjini dhe Andrea Balla.

Ky grup kriminal trafikonte kanabis në drejtim të Turqisë dhe më pas droga shpërndahej në vendet e BE-së.

Kjo ishte edhe linja e re e trafikimit, ku transportoheshin edhe droga të forta si heroinë dhe kokainë.

Arrestimi i Met Kananit në Turqi bëri që trafikantët e tjerë në Shqipëri të merrnin masa për fshehjen e drogës.

Gjatë përgjimeve është dëgjuar fraza “Pastroni farmacinë”.

Grupi furnizonte me hashash, heroinë dhe kokainë edhe disa personazhe VIP në art, muzikë, biznes, etj.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në një reagim tha se arrestimi i Met Kananit në Turqi dhe 14 anëtarëve të bandës së tij kriminale në Shqipëri është shenjë e seriozitetit të policisë dhe prokurorëve për të vënë në shënjestër krimin e organizuar.

Afro 10 ton hashash, mbi 1 ton heroinë dhe dhjetra kg kokainë i janë sekuestruar ndër vite këtij grupi kriminal që mendohet se ka trafikuar më shumë se 10-fishin e kësaj sasie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here