Deputeti i PD: Ministri Xhafaj të shpjegojë pse ligji nuk vepron mbi vëllain e tij

0
516

Partia demokratike ka dalë sërish para kamerave për të dokumentuar faktet dhe dokumentet që sipas saj implikojnë lidhjet e ministrit Xhafaj me krimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës përmes aktivitetit të vëllait të tij Agron xhafaj.

 

 

Për demokratët, Xhafaj është bërë mburojë dhe ndihmesë e të vëllait trafikant fakt që sipas tyre e ka pranuar vetë publikisht në seancën plenare të datës 7 tetor 2010.

Sipas PD ministri ka gënjyer më 7 tetor 2010, kur tha se vëllai i tij, Agron Xhafaj e ka vuajtur dënimin.

“Agron Xhafaj nuk ka bërë burg nga dënimi prej 7 vitesh nga autoritetet italiane. Nuk ka vuajtur asnjë pasojë ligjore. Fatmir Xhafaj e ka ndihmuar që t’i shpëtojë drejtësisë. Janë burgosur kryefamiljarë për dritat ose kuksianët për traun e “Rrugës së Kombit”, ndërsa Agron Xhafaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nuk burgoset. Ai ka siguruar paprekshmëri nga policia sepse është vëllai i ministrit të Brendshëm”, deklaroi deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.

“Xhafaj t’u shpjegojë shqiptarëve pse ligji nuk vepron mbi vëllain e tij”, shtoi Alibeaj.

PJESE NGA REAGIMI
GËNJESHTRAT E FATMIR XHAFËS PËR VËLLANË TRAFIKANT DROGE

3 ditë më parë, në momentin e vetëm që foli publikisht për vëllanë e tij të dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, Fatmir Xhafaj tha se nuk kishte asgjë për të shtuar më shumë sesa kishte thënë për këtë çështje në tetor 2010. Fatmir Xhafaj e pranoi publikisht se kishte dijeni për dënimin e vëllait, por gënjeu publikisht, kur tha se i vëllai ka vuajtur pasojat ligjore.

“Një gabim dhe faj, PËR TË CILIN I VUAJTI PASOJAT LIGJORE. Historia e tij vetjake ishte dhe mbetet rekordi I VETËM negativ i tij përballë ligjit.”

Kjo deklaratë e Fatmir Xhafaj gjendet në faqen 53 të procesverbalit – Seanca Plenare e Kuvendit e datës 07.10.2010.

E vërteta është që Ministri Fatmir Xhafaj ka gënjyer. Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë, me 7 vjet e 2 muaj burgim, për trafik ndërkombëtar droge. Ai nuk ka vuajtur asnjë pasojë ligjore, ndryshe nga sa deklaron Fatmir Xhafaj.

Si Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e ka ndihmuar Agron Xhafajn t’i shpëtojë drejtësisë, të mos burgoset, të ketë paprekshmëri nga Policia e Shtetit dhe prokuroria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here