Greqi, pamjet e arrestimit të dy shqiptarëve të arratisur

0
591

Mediat greke kanë publikuar video nga momenti i arrestimit të dy shtetasve shqiptarë, që u arratisën nga porti i Pireut ndërsa po transferoheshin për në një burg të Kretës.

Ata mundën të qëndronin të lirë vetëm dy ditë.

Xhuliano Halilaj dhe Alfons Doçi u arrestuan në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, në Nea Filadelfia të Athinës.

Video që u xhirua nga një prej banorëve të zonës, tregon mbërritjen e njësisë së trupave speciale dhe mësymjen e tyre në apartamentin ku fshiheshin dy të arratisurit.

Njeri prej tyre ka tentuar të largohet nga dritarja, mirëpo jashtë ndodheshin forca të tjera të policisë.

Atyre iu gjet një pistoletë, që ndërkaq nuk e përdorën dhe as bënë rezistencë gjatë arrestimit.

Një video tjetër tregon ambientet e brendshme të apartamentit.

Apartamenti ishte marrë me qera para gjashtë muajsh nga një shtetas shqiptar, por aty nuk banonte kush.

Policia po kërkon personin që kishte firmosur kontratën si qiradhënës.

Halilaj e Doçi u dërguan te prokurori që u komunikoi akuzën e re, “arratisje nga institucioni i mbajtjes”, për të cilën ata tashmë do të procedohen.

Mediat kanë spekuluar se ata do të tentojnë sërish të gjejnë lirinë e tyre. Ky konkluzion ka rezultuar nga fjalët e Alfons Docit para gazetarëve “Do shihemi në arratisjen tjetër”.

Arrestimi i Halilajt e Docit është vlerësuar si një sukses i madh i policisë, pasi ata të dy konsideroheshin si kriminelë shumë të rrezikshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here