Heqja nga perdorimi i qeseve plastike, Shkodranet pershendesin vendimin, Çuçi: Do te lejohen disa modele

0
967

Janë cilësuar si një nga ndotëset më të mëdha në vendin tonë dhe syri t’i sheh kudo. Qeset plastike kanë një përdorim të gjërë tek Shqiptarët dhe nga përllogaritjet e kryera janë 8 të tilla që hyjnë në ditë mesatarisht në një familje. Përballë këtij realiteti, qeveria ka vendosur një nisëm të re ku me një VKM do t’i heqë nga përdorimi që prej muajit korrik. Shkodranët të pyetur nga tv1 channel nëse do t’i përgjigjen një mase të tillë, shprehen se janë të gatshëm, pasi edhe për ta qeset plastike janë ndotëse të mjedisit.

Sipas një studimi çdo muaj përdoren 100 ton qese te tilla ose 1200 ton ne vit. Ato përfundojnë më pas kudo, në rrugë, lumenj e liqene, e deri në det. Zv/ministrja e mjedisit  Ornela Çuçi sqaron vendimin e qeverise qe hyn në fuqi pas dy muajsh.

Do të lejohen të prodhohen vetëm qeset me ngjyrë, higjeno-sanitare  të cila janë të riciklueshme si dhe atyre qe pas disa muajsh  shpërbehen në toke.

Fillimisht do të ketë një fushatë sensibilizimi të gjërë, e më pas do të ketë penalitete për bizneset që nuk i përgjigjen këtij vendimi. Edhe më herët u mor një hap i tillë për tregtimin e bukës, por që dështoj gjatë rrugës, pasi gjeti zbatim të pjesshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here