Humbje dramatike, Partizani “shtyn” Vllazninë drejt Kategorisë së Parë

0
944

Partizani ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 2-0 në takimin e vlefshëm për javën 34-t të Kategorisë Superiore. Një humbje dramatike për skuadrën e Ernest Gjokës, e cila e sheh veten me një këmbë në Kategorinë e Parë.

Asani dhe Progni ishin autorët e golave për skuadrën kryeqytetase në minutën e 30-të dhe të 65-tën. Me fitoren e sotme, Partizani ruan vendin e 4-t dhe do të luftojë deri në fund për të siguruar një vend në Kupën e Europës. Në sfidën e radhës Partizani do të udhëtojë drejt Vlorës për tu ndeshur me Flamurtarin, ndërsa Vllaznia do të presë Kukësin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here