Ndryshe nga sezoni turistik ne zonen bregdetare te Velipojes, i cili ende nuk ka nisur, ne kalane e Shkodres nuk eshte e njeta panorame. Fundjava ka sjelle dhjetera turiste te huaj por edhe vendas.

Sopot Resmeliu eshte mesues historie ne Shkollen 9-vjecare ne Elbasan. Ai thote per tv1 channel, se nxenesit jane mahnitur nga bukuria e lashte e kalase duke u njohur edhe me historine e Rozafes.

Mesuesi i historise shkon edhe me tej teksa thote se kjo kala, ka ruajtur me mire se cdo kala tjeter ne vend historine e saj.

Kalaja Rozafa ne Shkoder vitet e fundit ka rritur ndjeshem numrin e turisteve qe e vizitojne. Ndersa sezonin e kaluar, risi ishte futja e biletes elektronike. Edhe kete vere, kjo kala pritet qe te kete nje numer akoma me te larte te vizitoreve, kryesisht te huaj.

LEAVE A REPLY