Sunday, October 21, 2018

‘Kënga e Pulës’ rrëmben fitoren e Eurovision! Shqipëria në vend të 11-të

219
0

Izraeli ka rrëmbyer fitoren e Eurovision 2018, ndërkohë që Shqipëria është renditur në vendin 11-të.

Perfomanca e Netta, “Toy” është konsideruar si Kënga e Pulës, por ka një mesazh shumë të thellë.

“Ndihem shumë e lumtur. Jam e lumtur që pranoni dallimet mes nesh”, tha Netta sapo mori kupën.

Teksti është frymëzuar nga lëvizja #MeToo që mbështet të gjitha vajzat që janë abuzuar seksualisht në pozicionet e tyre të punës apo në raste të tjera.

Në Eurovision ishin tre shqiptarë që përfaqësonin shtete të ndryshme, ku Qipro që u përfaqësua nga Eleni Foureira u rendit në vendin e dytë ndërsa Italia në vendin e pestë.

LEAVE A REPLY