Nis pjesa e dytë, Partizani udhëheq ndaj Vllaznisë në “Selman Stërmasi”…

0
580

 

Partizani 1-0 Vllaznia

31′ Asani/

Minutë pas minute

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë, Partizani-Vllaznia 1-0.

44′ Vucaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kalarit.

40′ Vllaznia kërkon të kundërpërgjigjet, duke ndërmar sulme të vazhdueshme, por pa rezultat.

31′ GOOOOOOL Partizani 1-0. Jasir Asani realizon një gol mjaft të bukur. Pas një tepërtimi në qendër, sulmuesi futet nga e majta, dhe gjuan fuqishëm, topi shkon në cepin e portës.

29′ Vucaj provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, drejt për drejt në duart e Hoxhës.

27′ Progni ndëshkohet me karton të verdhë.

26′ Vllaznia nuk heq dorë nga sulmet, provon 2 herë me Çinarin dhe Sukajn, por fati është me skuadrën e Partizanit.

25′ Grushtim i bukur i Hoxhës, pas topit të krosuar nga këndi. Portieri i Partizanit, largon rrezikun.

23′ Përsëri Vllaznia me Sukajn, sulmuesi ka gjuajtur menjëherë topin e krosuar nga e majta, por jashtë kuadratit.

22′ Minuta mjaft të mira për Vllazninë, e cila shtyn përpara dhe krijon aksione të rrezikshme në portën e Partizanit.

19′ Çinari shkarkon të majtën dhe gjuan nga distanca, por topi përfundon në duart e portierit Hoxha.

14′ Vllaznia kërkon të kundërpërgjigjet me Sukajn, por sulmuesit ia marrin topin në momentin e fundit.

7′ Partizani më kërkues në këto minuta të para. Ushtron presion të vazhdueshëm në portën mike.

3′ Telushi ekzekuton goditjen e dënimit por topi është ndaluar nga mbrojtësit e Vllaznisë.

2′ Momente tensioni pas një goditje dënimi në favor të Partizanit.

1′ Nis sfida në “Selman Stërmasi”/ panorama sport

Në “Selman Stërmasi” do të luhet një sfidë tepër e rëndësishme për fatet e Partizanit dhe Vllaznisë këtë sezon. Dy ekipet do të kërkojnë 3 pikët për objektiva të ndryshme, Partizani për të kapur një vend në kupat e Europës ndërsa Vllaznia për t’i shpëtuar rënies.

Partizani i cili vjen pas një barazimi me Luftëtarin në sfidën e sotme ka zgjedhur të bëjë disa ndryshime në formacion, me Kalarin, Telushin, Abdurrahimin që e nisin nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Kalari; Telushi, Mala, Asani, Bardhi, Progni. Abdurrahimi.

Trajner: Klevis Dalipi.

Vllaznia: Sherri; Gocaj, Malota, Pjeshka, Mesini, Krymi, Lika, Vucaj, Orelesi, Çinari, Sukaj.

Trajner: Ernest Gjoka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here