Partizani-Vllaznia,1-0,shkodranet ndeshkohen me golin e pare

0
661

PARTIZANI-VLLAZNIA 1-0

 Partizani 1-0. Jasir Asani realizon një gol mjaft të bukur. Pas një tepërtimi në qendër, sulmuesi futet nga e majta, dhe gjuan fuqishëm, topi shkon në cepin e portës. 

29′ Vucaj provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, drejt për drejt në duart e Hoxhës.

27′ Progni ndëshkohet me karton të verdhë.

26′ Vllaznia nuk heq dorë nga sulmet, provon 2 herë me Çinarin dhe Sukajn, por fati është me skuadrën e Partizanit.

25′ Grushtim i bukur i Hoxhës, pas topit të krosuar nga këndi. Portieri i Partizanit, largon rrezikun.

23′ Përsëri Vllaznia me Sukajn, sulmuesi ka gjuajtur menjëherë topin e krosuar nga e majta, por jashtë kuadratit.

22′ Minuta mjaft të mira për Vllazninë, e cila shtyn përpara dhe krijon aksione të rrezikshme në portën e Partizanit.

19′ Çinari shkarkon të majtën dhe gjuan nga distanca, por topi përfundon në duart e portierit Hoxha.

14′ Vllaznia kërkon të kundërpërgjigjet me Sukajn, por sulmuesit ia marrin topin në momentin e fundit.

7′ Partizani më kërkues në këto minuta të para. Ushtron presion të vazhdueshëm në portën mike.

3′ Telushi ekzekuton goditjen e dënimit por topi është ndaluar nga mbrojtësit e Vllaznisë.

2′ Momente tensioni pas një goditje dënimi në favor të Partizanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here