Tuesday, April 16, 2024
Home Politikë PS komision për monitorimin e emërimeve në sistemin e drejtësisë

PS komision për monitorimin e emërimeve në sistemin e drejtësisë

0
530

Dy deputetët e partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Klotilda Ferhati kanë depozituar në Kuvend nismën për ngritjen e një komisioni të pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit të organeve të qeverisjes në sistemin e drejtësisë.

Ky komision i pavarur do të monitoroje proceset e përzgjedhjes së kandidatëve dhe te zgjedhjes dhe emërimit të anëtareve të organeve të qeverisjes se sistemit te drejtësisë, të bëjë koordinimin midis institucioneve dhe organeve që zbatojnë ligjin e qeverisjes vendore, te ndjeke ecurinë e zbatimit te parashikimeve te ligjit të organeve të këtij ligji si dhe ti raportojë komisionit të çështjeve ligjore dhe parlamentit sa herë të kërkohet për zbatimin e ligjit.

Komisioni I Pavarur do të përbëhet nga 56 anëtarë dhe do të zhvillojë mbledhje një herë në muaj dhe do të drejtohet nga kryetari.

Komisioni i Pavarur do te evidentoje rastet kur institucionet përgjegjëse nuk zbatojnë ligjin brenda afatit dhe nuk kryejnë detyrat e tyre te përcaktuara, duke ia bërë me dije komisionit te përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore, ose drejtpërdrejt Kuvendit.

Komisioni është konceptuar si një organ kolegjial, i përbërë nga profesioniste të fushës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here