Shkodra kerkon nje tjeter imazh! Çuni: Hyrja e qytetit aspak dinjitoze, duhet projekt ndryshimi

0
1436

 

Natyra është treguar bujare me Shkodrën. Por pushtet njëri pas tjetrit nuk kanë shkuar në sinkron me projektet e tyre, për ta zhvilluar edhe më tej këtë qytet, e për t’ja nxjerr më në pah bukuritë. Hyrja e kryqendres së veriut është një prej tyre, që paraqet një pamje aspak dinjitoze për çdo turist vendas apo të huaj. Arkitekti Zef Çuni, apelon që të reflektohet kjo gjë, pasi Shkodres nuk i shkon një prezantim i parë në këtë gjendje që është sot.

Do të duhej të ishte pararojë e këtij ndryshimi, vetë bashkia Shkoder. Prej kohësh do të duhej të egzistonte një projekt transformues, e më pas të lobohej për fondet.

Ura e amortizuar e bahcallekut, qe cdo vit rikonstruktohet, eshte panorama e pare qe te ofron Shkodra. Arkitekti Çuni i sheh si absurd nga ana urbane edhe bizneset qe jane ne vijen anesore ne zonen e Bahcallekut. Aspak imazh pozitiv, per nje qytet te lashte e me impakt ne rajon siç eshte Shkodra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here