Suksesi i saj ishte i pritshëm, pasi mesazhi që ajo përcjell është më shumë se aktual. “Gomari i Babatasit” shkruar nga at Gjergj Fishta, e vënë në skenën e teatrit Kombetar nga trupa e teatrit “Migjeni” të Shkodres, për 3 netë më radhë u shijua dhe duartrokit pa fund nga spektatori kryeqytetas.

Pasi çdo gjë përfundon, vepra të lë vend për të reflektuar, por edhe kohë për t’u korigjuar. E politika më shumë se askush duhet ta ndjejë këtë gjë, pasi kritika Fishtjane nuk e kursen në asnjë rresht mënyrën e të sjellurit dhe vepruarit të saj. Drejtoresha Rita Gjeka falenderimet i ka pa fund, pasi nuk ka qënë e lehtë që një trupë prej 60 personash, të zhvendosej e tëra nga Shkodra drejt Tiranës.

Teatri “Migjeni” nuk do të ndalet me kaq, pasi megjithëse është një sfidë me vete lëvizja e gjithë kësaj trupe, “Gomari i Babatasit” do të shkojë edhe në skena të tjera brenda territorit, por edhe jashtë.

 

LEAVE A REPLY