Klaudio Zoto me interpretimin e tij në violinçel arriti të marrë vlerësimin maksimal të jurisë, duke u shpallur edhe fitues i edicionit të 17-të të çmimit “Pjeter Gaci”.

Interpretuesit e rinj garuan për 3 ditë me radhë në disiplinën e kantos, pianos dhe harqeve. Çmimin fituesit ja dorëzoj Tamara Gaci, bashkëshortja e kompozitorit Pjetër Gaci.

Vlerësime të tjera shkuan për sopranon Niki Mjeda, baritonin Eugjen Marku, Kevin Kaçin në piano, Odesa Meti piano, Joel Kakusi piano, Dejon Bendaj violine etj. Konkursi organizohet nga qendra kulturore Pjetër Gaci  me mbështetjen e shkollave artistike. Qëllimi i këtij kompeticioni është evidentimi i talenteve të reja jo vetëm nga Shqipëria, por edhe rajoni.

LEAVE A REPLY