…..Edhe pse jemi ne gjysmën e muajit maj, reshjet e shiut e kane kthyer gjendjen si ne dimër, ne rrugët e lagjes “Mark Lula” te qytetit te Shkodres. Pamjet e filmuara dhe shqetësimet e banoreve, e tregojnë mjaft qarte situatën e krijuar:

Ndihet te papërfillur nga Bashkia dhe te zgjedhurit për zgjidhjen e halleve te tyre, pasi kujtojnë se kane rreth 3 dekada ne këtë gjendje dhe veç fjale kane dëgjuar…..

Lagjja “Mark Lula” ashtu si dhe disa lagje te tjera, u krijuan pas vitit 1990 me banore te ardhur nga zonat e thella malore, kryesisht Dukagjini dhe Shllaku. Për rregullimin e infrastrukturës se këtyre lagjeve është folur shume nga Bashkia Shkoder dhe pushtetit qendror, por faktikisht shume pak është bere ne terrenin konkret. Fakti qe mjaftojnë vetëm pak ore shi ne mes te majit dhe situata ne rruge kthehet si ne mes te dimrit, tregon me se miri për gjendjen e rende te këtyre lagjeve.

LEAVE A REPLY