Muajt kalojnë por problematikat vijojnë të mbarten dhe ende janë me dhjetra familje jashtë skemes së re të ndihmës ekonomike. Pas një mbledhje të zhvilluar me administratorët e bashkisë Shkoder, drejtoresha e shërbimit social Valbona Tula bëri me dije se  ende ka gabime në hedhjen e të dhënave të qytetarëve. Vetëm në fillim të vitit janë penalizuar 4000 familje nga këto pasaktësi.

Penalizime të shumta ka në qytet, aty ku duket se kanë dalë problemet më të shumta.

Administratorëve u kërkohet të tregojnë kujdes me hedhjen e të dhenave pasi pasojat i vuajnë më pas qytetarët, që sistemi i penalizon duke mos i bërë perfitues.

LEAVE A REPLY