Vasili: Mua më kërkonin të fusja përgjues kur isha ministër

0
478

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka dalë në një konferencë për shtyp me akuza ndaj kryetarit dhe nënkryetares në Komisionin e Ligjeve, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi.

 

 

Ai tha se Manja dhe Hysi po përpiqen t’i gjejnë alibinë mashtrimit të radhës.

“Manja dhe Hysi u përpoqën t’i gjejnë alibinë mashtrimit të radhës. Të dy gënjeshtarët, të pacipë, treguan qytetarëve që neni 491 ishte votuar duke thënë se ishin dakord. Ju e patë, se nuk e fshihnin dot se të njëjtin procesverbal kishim dhe ne në dorë. Ndryshimi nuk u tha, nuk u verbalizua, e shndërroi komunikimin zyrtar në lojë email-esh, e të gjitha mjetesh tjera informale të komunikimit.

Dëgjuam dhe gënjeshtrën e Ulsi Manjës, që është gati të shkatërrojë edhe reformën në drejtësi. Kërkuan të fusnin përgjuesit deri në krevatet e shqiptarëve, kam luftuar kur isha ministër drejtësie kundër këtyre.

Manipulimi është i dukshëm për të tërë. Dua të di ç’bën prokuroria kur manipulimi është sheshit. Vazhdon e mbyll gojën. Nuk lëviz as gishtin kur dalin e flasin mashtruesit aty. Dokumentet janë kaq të qarta për të kuptuar që manipulimi është aty,” tha Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here