Vranësira dhe reshje, si nis java në territorin shqiptar, luhatjet e motit

0
590

 

Ndonëse jemi gati në mesin e majit, reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe për pak ditë. Për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Mbi territorin shqiptar do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare duke sjellë shira të herë pas hershëm me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive kalimtare.

Ndërsa në mesditë shirat bëhen mesatarë, por gjatë pasdites Shqipëria mbetet nën kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në orët e para të ditës, ndërsa në mesditë do të kenë një rritje të lehtë.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim 1-14m/sek. Deti do të jetë i forcës 4 me lartësi dallge 2.5 metër. Parashikohet edhe mjegullinë për shkak të reshjeve.

Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 12/19
Vendet e Ulëta 14/24
Vendet Bregdetare 15/24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here