Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur në një takim aleatët e tij parlamentarë. Mbledhja ka nisur rreth orës 10:15 në selinë blu, ndërsa pritet një komunikim në mbyllje të takimit.
Një ditë më parë në mbledhjen e grupit u vendos që demokratët ti kthehen pjesmarrjes në Komisionet parlamentare për të denoncuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe për të bërë të qartë qëndrimin se nuk do të ketë normalitet nëqoftëse deri të enjten nuk ka reagim nga ana e mazhorancës, duke lënë të kuptohet aksion me protesta deri në bojkot.
Sot Prokuroria zbarkoi në zyrat e selisë blu, ku oficerët gjyqësorë kanë marrë audio-përgjimin e publikuar nga PD një ditë më parë, në të cilin pretendonte se vëllai i Xhafaj vazhdon të drejtojë një linjë të trafikut të drogës.