Deputetët e PS në zyrën e Xhafajt, njëlloj si në rastin e Tahirit para …

0
525

Taulant Balla dhe Erion Braçe, dy deputetë socialistë, kanë zhvilluar një takim disa minutash me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i ndodhur në akuzë për mbrojtjen që i bën vëllait të tij Agron Xhafaj, i akuzuar së fundmi edhe përmes një video-mesazhi për përfshirjen në trafikun e drogës.

Një ditë më parë, Balla foli për përgjegjësi morale për Fatmir Xhafajn dhe përgjegjësi penale për vëllain e tij, nëse rezulton që video-përgjimi është i vërtetë. Balla, i cili i bëri thirrje prokurorisë së nisë hetimet lidhur me akuzën, është një nga emrat që përfliten prej ditësh për zëvendësimin e Fatmir Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm.

Nuk dihet se çfarë mesazhi Balla-Braçe i kanë përcjellë Xhafajt, ndërkohë që opozita kërkoi dorëheqjen e tij dhe paralajmëroi  zhvillimin e një proteste të mërkurën.  Pak a shumë është e njëjta situatë si në rastin e Tahirit, përpara se të largohej nga posti qeveritar, ku zyrën e tij e vizituan dy deputetë të tjerë të PS-së.

Balla konsiderohet në rradhët e socialistëve si ndër benjaminët e Edi Ramës, por edhe për mbështetjen që i ka dhënë ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here