Saturday, April 20, 2024
Home Kronika Fadroma e godet gjatë punës, vdes punëtori në Tropojë…

Fadroma e godet gjatë punës, vdes punëtori në Tropojë…

0
1265

Një aksident i rëndë në punë është shënuar në Tropojë.

Fadromisti ka goditur aksidentalisht kolegun e tij të punës duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja është shënuar më 14 maj 2018  në vendin e quajtur “Tuneli i Çeremit”, në fshatin Çerem, Tropojë

“Duke punuar me fadromë në brendësi të tunelit, aksidentalisht ka goditur me fadromë punonjësin e kësaj firme, shtetasin A.Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Bashkia Elbasan, i cili ka humbur jetën. 

Policia arrestoi Flamur Alla, 45 vjeç, banues në Elbasan, fadromist i firmës së ndërtimit “GENER-2”.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here