Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një 37-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Kanë qenë familjarët e shtetases me inicialet A.K., ata që kanë ndërhyrë për ngjarjen, ndërsa e kanë transportuar atë në spital.

 

 

Burime nga policia bënë me dije se gruaja dyshohet se ka qenë në gjendje depresive, ndërkohë që policia po heton rreth ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 14.05.2018, në banesë në kushtet e depresionit është vetëhelmuar shtetasja A.K., vjeç 37, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, si ngjarje aksidentale.

LEAVE A REPLY