Keshilli i Qarkut vlereson te riun Igli Mlloja, shkodrani i talentuar ne matematike qe mori medalje nderi ne Beograd

0
763

 

 

Arriti një tjetër sukses në Beograd, duke u vlerësuar me medalje nderi nga Olimpiada Ballkanike e Matematikës. Shkodrani Igli Mlloja vijon të lartësoje emrin e Shkodres dhe Shqipërisë në arenën ndërkombetare, megjithë moshën e re të tij. Për këtë sukses të radhës, ai u prit në një takim të veçantë në zyrën e këshillit të qarkut, nga kryetarja Greta Bardeli. Ajo në shenje simbolike dhe duke e falenderuar për gjithçka çfarë ka arritur t’i jape vendit me dijen e tij, i dhuroi të riut një komplet stilografi, që përmes tyre të vijojë të zgjidhë pse jo, ekuacione të vështira në shkencat egzakte.

Mes 6 nxënësve nga Shqipëria, Igli u kthye me medalje nderi, ndërsa një bashkëmoshatar mori atë të Bronzit. Sot i riu ka këtë mesazh, që shkon së pari për shtetin shqiptar, e më pas edhe për strukturat vendore.

17 vjeçari një vit më parë përfaqësoj Shqipërinë në olimpiadën botërore të matematikës në Brazil, ku edhe atje u kthye me çertefikatë vlerësimi. Këshilli i qarkut u bë kështu institucioni i pare që pret këtë talent në fushën egzakte të dijes, e që premton shumë për të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here