Pas operacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit të koduar “272”, u shkatërrua një rrjet të mashtrimit me vizat. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 41 persona.

 

 

Ata akuzohen për falsifikim të vizave, vulave, stampave dhe pasaportave. Pasa kësaj ata transportonin njerëz në shtet të ndryshme, si në SHBA, Kanada, etj.

Gjatë këtij operacioni, të kryer në bashkëpunim edhe me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere, janë arrestuar 41 shtetas shqiptarë, grekë dhe kombësive të tjera, mes tyre 2 punonjës policie, si dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Policia ka publikuar disa foto nga brendesia e laboratorit ku falsifikoheshin vizat e pasaportat.

4339c910-34e1-40c3-a1e3-48c2ecf8fec0242a4d46-e1d4-479e-91e1-d77b2e02d9e84f5c844e-5c27-43bb-8b36-69baad8f9c27

Ndërkohë u zbuluan dhe sekuestruan 7 laboratorë në Greqi dhe 4 në Shqipëri për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme dhe një sasi e madhe parash cash, pasaporta biometrike të BE-së të falsifikuara.

Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u krye ndalimi i shtetasve të mëposhtëm për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”:

1. Ilir Myrtaj, 60 vjeç, nga Tirana
2. Alfred Myrtaj, 54 vjeç, nga Tirana
3. Marjo Myrtaj, 29 vjeç, nga Tirana
4. Albert Xhelilaj, 57 vjeç, nga Tirana
5. Gentjan Stojku, 37 vjeç, nga Tirana
6. Florjan Hysenaj, 53 vjeç, nga Shkodra
7. Entela Çala, 43 vjeçe, nga Tirana, punonjëse policie
8. Arian Uku, 39 vjeç, nga Tirana, punonjës policie
9. Keldi Beshi, 48 vjeç, nga Tirana
10. Arben Kadiu, 54 vjeç, nga Tirana
11. Ismail Alushani, 47 vjeç, nga Tirana
12. Ylli Gokaj, 63 vjeç, nga Shkodra
13. Aleksandër Leka, 61 vjeç, nga Tirana
14. Shkëlqim Mema, 46 vjeç, nga Tirana
15. Qazim Hysko, 60 vjeç, nga Tirana
16. Rezalba Hotaj, 22 vjeçe, nga Shkodra
17. Vera Mehmetaj, 27 vjeç, nga Shkodra

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L.S., 26 vjeç, nga Gjirokastra.

Policia e Shtetit në nëntor 2016, në bazë të informacioneve të siguruara kishte regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda procedimin penal për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

LEAVE A REPLY