Në pritje të Lotarisë Amerikane, sot shpallen fituesit, ja ku mund të kontrolloni

0
621

Mijëra shqiptarë që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane do të marrin sot përgjigje. Nga ora 18:00 e pasdites të gjithë aplikuesit mund të verifikojnë nëse janë përzgjedhur ose jo nga Lotaria Amerikane.

Më 10 maj Ambasada Amerikane, njoftoi se lista e fituesve do të jetë publike prej ditës së sotme.
“Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë! 👉 #PyetAnën”, shkruante Ambasada Amerikane në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

Për të parë përgjigjet përfundimtare të regjistruarit në DV-2019 duhet të vendosin në përdorim numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve, ndërsa fituesit do të informohen nga vetë autoritetet për ditën e nisjeve të procedurave të vizës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here