Nesër sërish shi, ja zonat me më shumë reshje

0
637

Sot pasdite (e martë, dt.15) dhe nesër (e mërkurë, dt.16) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Dibër, Tiranë dhe Vlorë ato do të jenë intensive dhe lokalisht shumë intensive. Sipas IGJEUM, në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive. Ndërsa në qarqet Shkodër dhe Korçë ato do të jenë të dobëta, por lokalisht mesatare. Reshjet do të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata, kryesisht në zonat malore. Shumica e reshjeve pritet të bien gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme.

1 / 3

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • Në bregdet: 12 / 21 °C
  • Në vendet e ulëta: 13 / 23 °C
  • Në vendet malore: 8 / 20 °C

ERA

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër era pritet të fryjë e lehtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here