Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Saimir Tahiri sot në 11:00 para Krimeve të Rënda për masën e...

Saimir Tahiri sot në 11:00 para Krimeve të Rënda për masën e sigurisë

0
618

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të dalë sot në 11:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë dhe do të merret në pyetje.

Këtë herë ish-Ministrit do ti duhet të shoqërohet me policë nga banesa e tij tek “Kodra e Diellit” për në sallën e gjyqit.

Gjyqtare e seancës do të jetë Liliana Baku.

Tahiri akuzohet për trafik të narkotikëve në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror në kuadër të hetimeve për dosjen “Habilaj”.

Prokuroria është shprehur se ka prova të reja për ish-Ministrin nga letërporositë e Greqisë dhe Italisë dhe dëshmitë e marra brenda dhe jashtë vendit.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha të shtunën e 12 majit vendimin për masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Prokurët e çështjes Dritan Prençi dhe Vladimir Mara kërkuan masën “arrest me burg” por gjykata mori parasysh rrezikshmërinë e ulët shoqërore.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, por dhe prokurorët kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin.

Ndërkohë zhvillimet e fundit kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Krimeve të Rënda por dhe policinë e shtetit.

Drejtuesja e re e krimeve të Rënda zhvilloi mesditën e së hënës, (14 maj) një takim me shefin e sektorit të hetimit të krimit të Organizuar në Policinë e shtetit, Eduard Merkaj.

Takimi zgjati rreth një orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here