Friday, May 25, 2018

Shqipëria dhe Serbia firmosin marrëveshje bashkëpunimi për turizmin

77
0

Turizmi në rajon do të ofrohet si një ofertë e përbashkët për vendet aziatike. Pas firmosjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Sebisë në fushën e turizmit, Ministri Klosi me homologun serb u shpreh të angazhuar për paketat e përbashkëta turistike të rajonit për vendet aziatike.

Shqipëria dhe Serbia kanë firmosur marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit. Memorandumi midis dy vendeve, parashikon promovimin e përbashkët të turizmit mes Shqipërisë e Serbisë, programe arsimore, aftësimi profesional të personelit, si dhe studime dhe projekte kërkimore në fushën e turizmit.

Pak kësaj marrëveshje dypalëshe, Ministri Klosi dhe homologu i tij serb Rasim Lajić shprehen vullnetin për oferta të përbashkëta rajonale me qëllim tërheqjen e sa më shumë turistëve.

Klosi: Shpresoj shumë që ky aktivitet i përbashkët i nisur nga tur operatorët për shkëmbimin e eksperiencave dhe paraqitjes së ofertave të përbashkëta të gjejë mbështetjen e administratave tona publike.

Lajić: “Nuk ka rrugë më të mirë se sa turizmi dhe eksperiencat personale që mund të kenë njerëzit për të tejkaluar cdo pengesë”

Gjatë vizitës në Beograd, ministri Klosi mori pjesë edhe në takimin e dytë të nivelit të lartë të samitit të pyjeve midis Kinës dhe vendeve të Europës Lindore. Klosi shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare në rikthimin e ekuilibrave natyrorë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit.

LEAVE A REPLY