Serish Aksident me vdekje në Bulqizë. Ka humbur jeten 50 vjeçarja Shpresa Rami. Ajo është aksidentuar teksa po seleksiononte mineralin e kromit. Ngjarja ka ndihur në zonen D të minierës kur ajo po punonte dhe është shtypur nga një mjet i rendë.
Nw njoftimin e policisw pwr ngjarjen thuhet se: “Rreth orës 14.20, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në pjacalen (shesh grumbullimin e kromit ) në zonën D,  të minierës në Bulqizë, gjatë punës shtetasja Sh.R, rreth 50 vjeçe, banuese në Bulqizë, (punëtore), paraprakisht dyshohet se është goditur nga një automjet i tonazhit të rëndë, ku për pasojë ka marrë dëmtime të rënda. Menjëherë është bërë transportimi për në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”.

LEAVE A REPLY