Grupimi i klasave kolektive, Nikolla: Mësuesit në sistem nuk do të preken

0
1082

Minsitrja e Arsimit Lindita Nikolla njoftoi nga Memaliaj grupimin e klasave kolektive. Ajo tha se grupimi i mbi 2000 klasave nuk do të prek mësuesit në sistem.

Braktisja e fshatrave ka detyruar nxënësit që të zhvillojnë mësimin ne klasa kolektive. Në të gjithë vendin janë afro 2000 klasa të tilla ku marrin dije nxënës të moshave të ndryshme. Ministrja Lindita Nikolla njoftoi nga Memaliaj se këto klasa do të grupohen por mësuesit në sistem nuk do të preken.

Nikolla: Edhe Franca ka klasa kolektive, por ne kemi zgjedhur që ta adresojmë këtë dhe jo ta fshehim. Edhe nëse në një shkollë të caktuar ne duhet të mbyllim disa klasa për ti çuar nxënësit në një shkollë tjetër që ata të mësojnë në klasa normale mësuesit do të jenë në sistem.

Nikolla përsëriti se maturantët me rezultate të dobëta nuk do të mund të zgjedhin më programet e mësuesisë.

Nikolla: Nuk mund të presim ne që në shkollat tona të shkojnë mësues cilësorë teksa drejt universiteteve në profilet e mësuesisë të shkojnë maturantët më të dobët.

Gjatë turit të llogaridhënies në Memaliaj Minsitrja informoi prindërit për ecurinë e nismës të Bëjmë detyrat e shtëpisë e cila vitin e ri shkollor do të shtrihet në të gjithë vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here