Paralajmërimi i PD: Rama s’ka parë gjë akoma, do ia dëgjojë krismën Xhafajt. Historia sapo ka filluar

0
581

TIRANË- Deputeti demokrat Edi Paloka e ka quajtur shfaqje deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat mbi ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Nga protesta e thirrur nga PD, Paloka tha se ashtu si me Tahirin, Rama mori në mbrojtje Xhafajn.

Nënkryetari i PD u shpreh se në vend t’i vihen prangat Agron Xhafajt, ai po shkon i qetë në Itali. Paloka tha se Rama do ia dëgjojë shumë shpejt krismën dhe se nuk ka parë asgjë akoma në lidhje me rastin “Xhafaj”.

“Rama mbajti qëndrimin e pritur. Shfaqjen e Ramës, e pamë edhe me Saimir Tahirin, kur i doli në mbrojtje kopilit të tij. Sot Saimir Tahiri është në arrest shtëpie. Të njëjtin fjalim, të njëjtin show pamë edhe sot për Xhafaj. Me argumente absurde mori në mbrojtje ministrin e tij sepse merr në mbrojtje veten. Një njeri që dueht të ishte arrestuar prej kohësh, deklaron se po shkon në Itali vetë, vullneratisht. Pse? Sepse është shteti i Edi Ramës. Ndërkohë që duhet t’i ishin vënë prangat. Këtu kërcënohet opozita. E patë skandalin tjetër, kryeministri deklaroi se ka verifikuar përgjimin. Do ia dëgjojë krismën mbrapa. Të njëjtën gjë bëri dhe me Tahirin. Kupola dihet, ka në krye Edi Ramën. Të gjithë janë të lidhur me drogën e krimin. Mafia kështu funksionon, ka kodin e heshtjes. Nuk ka besë. Mafia të detyron të bësh një krim pastaj të fut në gjirin e saj”, deklaroi Paloka.

Sipas tij, Rama është koka e krimit dhe përgjegjësinë do e mbajë ai. “Fajtor ishte opozita dhe media, jo ata që i bëjnë krimet. U kthye prapë tek historia me agjentë rusë, kapet Xhafaj në krim do përgjigjet opozita dhe media. Ajo shprehja ‘ky s’ka parë asgjë akoma’ është i vlefshëm për rastin Xhafaj. Rama do pendohet shumë shpejt. Nuk do ndalemi deri sa Xhafaj të ikë dhe Rama të ikë. Kjo histori sapo ka filluar”, theksoi Paloka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here