Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të ketë një komunikim me median nga Ministria e Brendshme. Xhafaj do të dalë përpara gazetarëve rreth orës 18:30 minuta.

Gjatë ditës, Xhafaj ka zhvilluar një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama konfirmoi me bindje në detyrë Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn, i cili u akuzua për 7 ditë me radhë nga opozita për pjesmarrje në trafikun e drogës së bashku me të vëllain e vet.

Sa për audio-përgjimin e publikuar, Rama tha se e kishte verifikuar në një agjenci të huaj për autenticitetin e tij, dhe i rezultoi që ka qenë një mashtrim.

Për këtë mashtrim, qëllimi i të cilit për kryeministrin ishte destabilizimi i qeverisë dhe pengimi i negociatave, Rama kërcënoi se kush e ka organizuar do të shkojë në burg

LEAVE A REPLY